Blog

VALBONE (me traget) — Hotel FUSHA E GJES — 2 Ditë (1 Natë) All Inclusive

VALBONE (me traget) — Hotel FUSHA E GJES — 2 Ditë (1 Natë) All Inclusive

Valbona Valley

Price

69.00

Duration

2 days

Max People

30

Min Age

5+

Reviews

No reviews yet

Overview

VALBONE (me traget) — Hotel FUSHA E GJES — 2 Ditë (1 Natë) All Inclusive

VIZITOJME:
🔹Valbone
🔸liqeni Komanit
🔹Prizren

Data: 8-9, 15-16, 22-23, 29-30 Janar.

 

SHENIM:

►Duhet të dini se:
👇👇👇

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 7:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 6:00 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identiteti
➤ Hyrja në Kosovë nuk është e lirë. Kërkohet test PCR (Covidi).

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar

Included/Excluded

  • Transporti sipas programit me autobuz / minibuz turistik
  • Akomodimin ne hotel Fusha e Gjes ne Valbone
  • Dreka dhe Darka me gatime tradicionale e dites se pare
  • Mengjes fshati diten e dyte
  • Bileta e Tragetit Koman – Fierze
  • Mbremje festive me muzike
  • Guida (shoqeruesi)
  • HYRJET NË MUZE
  • PIJET GJATË VAKTEVE
  • TRANSPORTI LOKAL 300 LEKE/PERSON.

Tour Plan

Day 1

*Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise.
*Udhetojme drejt liqenit te Komanit ku do te behemi pasagjer te tragetit te Komanit.
*Lundrimi i cili zgjat afersisht 2 ore duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 1200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes ne kullen Mic Sokolit, ku do te vizitojme kullen me arkitekturen e asaj karakteristike ku lindi dhe u rrit nje nder heronjt e Shqiperise.
*Vazhdimi me pas udhetimit per ne Valbone ku me parkun kombetar natyror prezantohemi ne fillim me Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon sapo jemi futur ne Valbone.
Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Dreka me gatime tradicionale ne restorantin e hotelit.
*Pasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, per te vizituar Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj, nga ku do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines se Valbones ku vargmalet arrijne lartesi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujevares per te soditur nje nder pamjet me piktoreske te lugines.
*Kthimi ne hotel. Darka do të shijohet në restorantin e hotelit me gatime tradicionale e organizuar festive me muzike me DJ!

Day 2

*Pas mengjesit me produkte fshati ne hotel,
ne shoqerine e guides gjate paradites do te vizitojmë Rrethin e Jubanit ku nga pika me e larte e kodres, nje peisazh fantastik e lugines se bukur te Valbones do te na ofrohet si pikture (shtegu i zgjedhur eshte i pershtatshme per te gjithe, rreth 2 ore ecje).
Pas vizites ne rrethin e Jubanit, udhetojme drejt Kosoves ku ndalesa e radhes do te jete ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj.
Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren.
*Pas drekes ne Prizren, nisemi  per ne Tirane dhe Durres
Ndalesa per pushime ne Reps dhe kthimi ne mbremje.

Tour Map

Calendar & Prices

You may like

Reviews

No reviews yet
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Location
  • Amenities
  • Services
  • Price
  • Rooms

Book This Tour

please, select date first

Login

“ADOR” will present you the latest offers, trying to meet all your requirements and wishes on your trips.

Address

Rruga Hoxha Tahsim, 1017
Tirana, Albania

Phone

Email

.

Plan your next trip with us.

Get flight reservations delivered to your inbox on your preferred date. Global Service. Verifiable Reservations.