Blog

THETH 2 DITË ALL INCLUSIVE 59 euro

THETH 2 DITË ALL INCLUSIVE 59 euro

Price

Duration

Max People

30

Min Age

3

Tour Type

Reviews

No reviews yet

Overview

THETH 2 DITË ALL INCLUSIVE 6500 LEKË

VIZITOJME:
🔹THETH
🔸BLUE EYE
🔹 SHKODER

  • ► Shkurt 5-6, 12-13, 19-20, 26-27

►Sugjerohet te keni me vete :

-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata,

►Shenim : 

Nga fshati per te shkuar te ujevara e Grunasit zgjat 1 ore e 30 min  ecje ne kemb vajtje ardhje .

Vajtja per  te syri i kalter behet me  automjetet e zones  duke qene se automjeti yne nuk mund te shkoje per arsye te terrenit te veshtire .

Cmimi per te shkuar me automjet kushton 500 leke/personi vajtje-ardhje.

SHENIM

POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-1.99 VJEC JANË FALAS
• 2-5.99 VJEC PERFITON 15 % ZBRITJE
• MBI 6 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
►AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE .

Included/Excluded

  • UDHËTIMI ME AUTOMJET KOMOD
  • AKOMODIM NË BUJTINË
  • MENGJESI + DREKA + DARKA
  • ARGETIM PRANE ZJARRIT NE MBREMJE ( NE VARESI TE KOHES)
  • SHOQERUESIT I GRUPIT
  • 150 LEKE HYRJA NE KULLEN E NGUJIMIT
  • 500 LEKE AUTOMJETI I BANOREVE VENDAS PER VIZITEN NE SYRIN E KALTER
  • GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR ME SIPER

Tour Plan

DAY 1

Nisja nga Tirana ne oren 06:00.

Nisja nga Durresi ne oren 05:15 . (Pagese extra 500 Leke/personi)

Nisja nga Elbasani ne oren 05:15 (Pagese extra 500 Leke/personi)

Vazhdimi i udhetimit drejt Qafe Thores me ndalesa te shkurtra gjate rruges . Qendrim ne Qafen e Thores per rreth 20 minuta per te shijuar panoramen fantastikes te lugines . Mberrijme ne Theth. Kryejme akomodimin ne bujtine. Konsumimi i drekes ne restorantin e bujtines. Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku vizitojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines. Lojera  argetuese  gjate qendrimit ne ambjentet e bujtines .

DAY 2

Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht, caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese), me automjetet e zones  per te pare vaskat  e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te kryejme edhe zhytje.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Ketu do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne fshatin e Thethit, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh te reja per person ). Me pas nisja per ne kthim rreth  ores  12:00. Pushim per kafe dhe dreke ne Shkoder. Mberritja ne Tirane  , Durres & Elbasan rreth ores 21:00.
Fundi i sherbimit tone.

Tour Map

Calendar & Prices

You may like

Reviews

No reviews yet
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Location
  • Amenities
  • Services
  • Price
  • Rooms

Book This Tour

please, select date first

Login

“ADOR” will present you the latest offers, trying to meet all your requirements and wishes on your trips.

Address

Rruga Hoxha Tahsim, 1017
Tirana, Albania

Phone

Email

.

Plan your next trip with us.

Get flight reservations delivered to your inbox on your preferred date. Global Service. Verifiable Reservations.