Overview
LEPUSHE – TAMARE – VERMOSH 2 DITE 6500 LEKE
VIZITOJME:
Lepushe
Tamare
Vermosh
Datat e nisjes: 4, 11, 18, 25 Dhjetor
►Sugjerohet te keni me vete :
Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .
►Info mbi destinacionin :
Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh.Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe Eposi i Kreshnikёve etj..
Included/Excluded
- UDHËTIMI ME AUTOMJET KOMOD
- AKOMODIM NË Qendra e Zhvillimit të Turizmit Vermosh.
- MENGJESI + DARKA
- ARGETIM PRANE ZJARRIT NE MBREMJE ( NE VARESI TE KOHES)
- SHOQERUESIT I GRUPIT
- GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR ME SIPER
Tour Plan
Day 1
Tirana ne oren 06:00.
Durresi ne oren 05:15 . (Pagese extra 500 Leke/personi)
Elbasani ne oren 05:15 . (Pagese extra 500 Leke/personi)
Ndalesa gjate rruges , nje ne aksin rrugor Lezhe – Shkoder per te konsumuar kafen e mengjesit. Ndalohet ne Ballkonin Leqet e Hotit ku shijojme pamjen e mrekullueshme qe na rrethon ne te katerta anet.
Mberritje ne Lepushe , ne dreke. Me pas i drejtohemi Ujvares se Lepushes ( rreth 45 minuta ecje vajtje – ardhje).
Konsumimi i drekes ne Lepushe. Pasi te kemi konsumuar dreken,nisemi drejt Vermoshit.
Akomodimi ne bujtinen me te mire te zones.
Vizite ne Kanionin e Bashkimit.
Gjate kohes se darkes , shijojme ushqimin ne tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale te zones. Mbremje festive.
Day 2
Konsumimi I mengjesit ne hotel mes ajrit te paster dhe gjelberimit perreth , duke shijuar gjithe natyren fantastike te Alpeve Shqiptare.
Vazhdimi i udhetimit drejt Gropave te Selces, ku do te qendrojme rreth 1 ore.
Me pas kthehemi per ne Tamare (qendrim rreth 30 minuta). Pas pushimit ne Tamare,vazhdojme udhetimin drejt nje bukurie te vecante natyrore, Syri i Sheganit i cili gjendet prane liqenit te Shkodres. Eshte nje vend terheqes me bukuri te jashtezakonshme,me uje shume te fresket qe buron nga thellesia e tokes e qe te jep pershtypjen e nje syri gjigand te natyres tone.Per keto vecori eshte shpallur monument natyre i kategorise se 3 ne vitin 2002.
Kthehemi per ne Tirane me nje ndalese ne Shkoder .Mberritja ne Tirane , Durres dhe Elbasan ne mbremje.