Overview
PRAGE – KALORVY VARY – VIENE –– 7 Ditë (6 Netë)
Nisje 24 Nentor
MUAJI NENTOR
Nisje 24 Nentor — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 249€
.
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 4:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 3:40 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50€ me pak nga cmimi i shitjes
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➤ Hyrja në shtetin e Kroacisë dhe te Austrisë më pas do mund të realizohet vetëm me pashaportë dhe duke pasur njërin prej 3 dokumentave më poshtë
1) Ose dokument vërtetimi (pashaporta vaksinimin) që keni bërë vaksinën anticovid
3) Ose testin PCR deri në 72 orë përpara ditës së hyrjes në kufi
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar
——————————————————
Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit.
2-Dokumentin qe keni kaluar Covid.
3-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit.
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.
Included/Excluded
- Transporti me autobuz turistik sipas programit
- Shetitjet me autobuz ne atraksionet turistike te qyteteve
- Akomodimi ne hotel me 4 Yje (1 nate ne Vodice, 1 nate ne Viene, 2 nete ne Prage, 1 nate ne Bratislave, 1 nate ne Beograd)
- Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit
- Pishina e brendshme, jakuzi, sauna, per hotelet qe e disponojne ate
- Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
- Eskursioni ne Kalorvy Vary
- Drekat dhe Darkat gjate udhetimit
- Biletat e hyrjes ne Muze dhe Monumete Turistike
- Taksat e qyteteve (paguhen ne recepsion pas check out nga hoteli)
Tour Plan
DAY 1
Nisja nga Tirana ne oren 4:00
-Nisja nga Durresi ne oren 3:30
Nisja me autobus nga Tirana dhe Durresi sipas orareve te caktuar. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit.
Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat ku do te pershkrojme rivieren Kroate deri në Split. Vizitë e shkurtër në Split.
Pas vizites ne Split udhëtojmë për në Vodice, ne qytezen turistike buze detit. Akomodimi ne hotel 4 Yje ne Vodice.
Mbremja e lire per tu relaksuar ne qendres spa te hotelit (pishine, sauna, jakuzi) dhe per te shetitur ne qendren e Vodices.
DAY 2
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Vizitojme per rreth 2 orë Zagrebin, Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij si:
Sheshi i luleve, Katedralia e Shen Merise, shetitoren Strossmayer (nje nder rruget me panoramike te Zagrebit), etj.
*Pas perfundimit te turit te Zagrebit, vazhdimi i udhëtimit me në territorin Austriak drejt destinacionit te radhes, ne qytetin e Graz-it
*Ndalesë 1 orë në Graz ku do te vizitojme Parlamentin e Landit Styria, Rathaouse , Galeria e Arteve te Bukura, Platforma Murinsel si dhe Keshtjellen e Gracit Schlossberg.
*Pas vizites se Grazit, udhetojme drejt qytetit te Vjenës.
*Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.
DAY 3
*Pas mëngjesi në Hotel, ne shoqerine e guides fillojme turin e Vienes në pikat turistike më të bukura të qytetit, si:
Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor,
Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve,
Universitetin e Vienes, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore,
per te perfunduar turin tone me viziten e Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve.
*Pas perfundimit te turit te qytetit, kohe e lire per dreke
*Me pas nisja për në qytetin e Prages.
*Mbrritja në Prage dhe akomodimi në Hotel
Mbremja e lire ku ne asistencen e guides mund te organizojme shetitje duke lundruar ne lumin Vitava qe pershkron qytetin e Prages, ku mund te shijojme birren ceke dhe antipasta tradicionale
DAY 4
*Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do te nisemi te vizitojme Qytetin e Vjeter te Prages duke filluar me rrugen Parizka, e cila eshte nje rruga me turistike, pergjate te ciles ndodhet dhe lagjia Cifute. Kjo lagje ka nje histori shume te vjeter dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Cifut, te vendosur ne kete zone qe ne periudhen e mesjetes. Nje nga Sinagogat me te vjetra ne Europe ndodhet pikerisht ne kete lagje. Do te vazhdojme pergjate Bulevardit Parizka deri ne Sheshin e Qytetit te Vjeter, I cili eshte nje nga me te medhenjte dhe me te bukurit ne Europe, fillimet e te cilit si nje shesh tregetar jane regjistruar qe ne shek. 12-te. Per tu vizituar jane Bashkia e Qytetit te Vjeter me kullen ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shen Marise, Pallati I Koncerteve eshte nje ndertese shume interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat perfundojne ne Lagjien Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
*OPSIONALE: Pas dreke mundesi per ekskursion ne KALORVY VARY ku do te vizitojme nje nga qytetet me te bukura te Cekise.
Karlovy Vary i mirenjohur ne te gjithe Europen per burimet e shumta te ujrave termale dhe banjat kurative.
**Pas vizitave kthimi ne hotel.
Mbremja e lire per te frekuentuar tavernat e Prages dhe per shijuar birren ceke
DAY 5
*Mëngjesi në Hotel.
Paradite ne shoqerin e guides vazhdojme vizitat ne atraksionet turistike te Prages si Haratchani, Kisha e Loretos, Rrugica e Arte, per te vazhduar me pas me Kështjellen e Pragës e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi I se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
*Pas vizites se Prages, nisja pasdite për në Bratislavë.
Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Bratislave.
DAY 6
*Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit ne shoqerine e guides vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës.
Më pas, Nisja për në qytetin e Budapesti.
Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. *Pas vizites per ne Budapest nisja për në Beograd.
Mberritja ne darke dhe akomodimi në Hotel ne Beograd.
DAY 7
*Pas mëngjesi ne Hotel,
Paradite vizite e shkurtër e Beogradit duke filluar me katadralen e madhe të Sv. Saves, per te kaluar me pas në rrugën e famshme Skaderlie nga kudrejtohemi në sheshin kryesor të qytetit, ku vizitojme objetktet kryesore te qytetit si Uren e re Ada mbi lumin Danub, Rrugen e Shkodraneve, Pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit.
*Pas mbarimit te turit te Beogradit, nisja me pas për në Tiranë nepermjet territorit te Kososves
*Mberrijta ne Tirane ne darke