Blog

CAPPADOCIA STAMBOLL 4 Ditë 339€

CAPPADOCIA STAMBOLL 4 Ditë 339€

CAPPADOCIA

Price

Duration

Max People

30

Min Age

10+

Reviews

No reviews yet

Overview

CAPPADOCIA STAMBOLL 4 Ditë 339€

VIZITOJME
🔹CAPPADOCIA
🔹IZMIR
🔸PAMUCALE

KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇

8 DHJETOR 

Included/Excluded

  • Udhëtim me autobus komod
  • Akomodimi në hotele me 4 ose 5 yje me mëngjes.
  • Guidë në gjuhen shqipe gjatë udhëtimit.
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program
  • Shëtitja me anije
  • Pagesat për hyrje në muzeum
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Tour Plan

DAY 1

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja në 02:20. Mbrritja në Stamboll në 06:00.
Fluturimi për në Kayseri.
Nisja në 10:20:10.
Mbrritja në Kayseri në 11:40.
Ndalesë në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj.
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve.  interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Akomodim darkë dhe Fjetje në Hotel.

DAY 2

Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Hyrja – 80 Euro me Rezervim paraprak dhe 90-100 Euro me Rezervim gjatë udhëtimit – Qëndrimi 1 orë
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.
Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë
Pasdite vizitë në Goreme
Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.

DAY 3

Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minutaVazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu. Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 30 minuta  Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë. Hyrja 2 Euro – Qëndrimi 30 minutë Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.Hyrja 25 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orë Kthimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në hotel.

DAY 4

Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja nga Kayseri në 11:30.
Mbrritja në aeroportin e Stambollit në 12:55.
Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 2 orë
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Nisja për në Aeroport.
Nisja nga Stambolli në 21.50.
Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21:40.

Tour Map

Calendar & Prices

You may like

Reviews

No reviews yet
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Location
  • Amenities
  • Services
  • Price
  • Rooms

Book This Tour

please, select date first

Login

“ADOR” will present you the latest offers, trying to meet all your requirements and wishes on your trips.

Address

Rruga Hoxha Tahsim, 1017
Tirana, Albania

Phone

Email

.

Plan your next trip with us.

Get flight reservations delivered to your inbox on your preferred date. Global Service. Verifiable Reservations.