Price
Duration
Max People
Min Age
Tour Type
Reviews
No reviews yetOverview
CANAKALE – IZMIR – PAMUKALE – BURSA –– 5 Ditë (4 Netë)
Nisje 26 Nentor / 24 Dhjetor
VIZITOJME
Canakale
Izmir
Efes
Pamukale
Bursa
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
FESTAT E NENTORIT
Nisje 26 Nentor — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 179€
KRISHTLINDJE 2021
Nisje 24 Dhjetor — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 179€
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Tirana në orën 19:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
➤ Durres ne oren 18:00 nga pallati sportit
➤ Elbasan ne oren 19:30 nga kryqezimi i Cerrikut
——————————————————-
DOGANA
1) Testin PCR deri në 48 orë përpara ditës së hyrjes në kufi ose certifikaten e vaksinimit (ku doza e dyte duhet te jete mare min 14 dita nga dita e hyrjes ne kufi)
1) Per kete udhetimi per kalimin e doganes nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Per te hyre ne shtetin e Turqise, ju duhet te keni mbi 150 dite vlefshmeri nga datat e skadences ne pashaporte.
2, a) KUJDES… Nese keni vlefshmeri skadence ne pashaporte nga 150 – 90 dite atehere ju nevojitet te paguani nje vize turistike (85 euro) e cila paguhet ne dogane per te hyre ne Turqi.
3) Plotesimin e formularit PFL te cilin e gjeni ne link – https://register.health.gov.tr/
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure
——————————————————
Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit.
2-Dokumentin qe keni kaluar Covid.
3-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit.
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.
Included/Excluded
- Transporti sipas programi me autobus / minibus turistik
- Akomodimi per 4 ne hotel 3Yje dhe 4 Yje: “1 nate ne Canakale, 1 nate ne Izmir, 1 nate ne Denizli, 1 nate ne Bursa”
- Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
- Guida (Shoqeruesi) gjate diteve te udhetimit
- Drekat dhe Darkat
- Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe kopesht zoologjik
Tour Plan
DAY 1
-Nisja nga Tirana ne oren 19:00
-Nisja nga Durresi ne oren 18:30
-Nisja nga Elbasani ne oren 19:30
Vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Qafë Thanës. Pas kryerjes së veprimeve doganore vazhdojmë udhëtimin drejt Shkupit, ndalesë e shkurtër në Shkup. Vazhdimi i rrugës drejt Bullgarisë dhe Turqisë duke kaluar nga Edemir (ish kryeqyteti i Turqisë) për të mbërritur në Canakale në pjesen Europiane të qytetit, ku është i lokalizuar edhe qytet antik i Canakales i njohur ndryshe si Troja. Vazhdimi i udhëtimit me traget ku kalojmë në pjesën Aziatike të Canakales, ku ndodhet edhe qëndra e qytetit.
Akomodimi në hotel në qëndër të qytetit.
Kohë e lirë për të pushuar dhe me pas në shoqërine e guides, vizitojmë qytetin bregdetar të famshem për betejen e Ataturkut që ndryshoi Turqinë duke e shndërruar në shtetin që është sot, ku ndër atraksionet përmendin kalin e Trojës (në qënder të qytetit), bulevardin “Lungomare”, etj.
Mbrëmja e lirë.
DAY 2
Mëngjesi në hotel. Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Izmirit.
Pas mbërritjes në Izmir vizitojmë Parkun Botanik Zoologjik të Izmirit (me i madhi në Turqi). I shtrirë në një sipërfaqe prej 450,000 m2. Kopshti është i ndërtuar që të vizitoni në habitate reale, janë mbi 2600 kafshë të egra nga 138 specie të ndryshme. Një eksperience për tu mos u humbur.
Pas vizitës së kopshtit zoologjik (i pozicionar në periferi të qytetit) akomodohemi në hotel në qëndër të Izmirit.
Në shoqerinë e guidës vazhdojmë vizitat e qytetit si: Sheshi Konak, Ora e Izmirit, Bulevardin buzë detit “Lungomare”, etj. Vazhdojme vizitat drejt atraksionit “Ashensori”, një kullë e vjetër e ndërtuar që në vitin 1907, ku për vite ka shërbyer si lidhje midis rivierës së Imirit dhe qytetit të dikurshem i ndërtuar në kodër. Në ditet e sotme, kulla me ashensorin e vjetër në brëndesi, të ofron një peisazh 360 gradë të qytetit Izmir.
Mbrëmja e lirë për të shëtitur në bulevardin buzë detit “Lungomare”, ku ndodhen kafene dhe restorante të shumta.
DAY 3
Pas mëngjesit në hotel nisja në drejtim të Pamukales për të shijuar mrekulline e natyrës – Vaskat e Ujërave Termale të Pamukales.
Gjatë rrugës do të bejmë një ndalesë në qytetin antik të Efes, i cili daton në shekullin e V para Krishtit, vizitë në Bibloteken Celsus e cila u ndertua në vitin 114 – 135. Ajo është e dyta më e madhe pas Aleksandrisë dhe përfaqëson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik.
Pas vizitës në qytetin e Efes, vazhdojmë udhëtimin për në Denezli (qyteti i Pamukales). Mberritja në Pamukale ku vizitojmë Ujërat Termale, me fame botërore të Pamukale-së, që quhet ndryshe Kështjella e Pambukut. Vizitë në Pishinën e Kleopatrës dhe në Kodrën e Pambuktë. Kohë e lirë për të shijuar, për të bërë plazh dhe per tu larë në ujin ngjyrë blu të Pamukales.
Akomodimi në hotel në Pamukale. Pasdite vizitë në qytetin e Denizlisë.
DAY 4
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit udhëtojmë drejt qytetit të Bursës.
Mberritja në Bursa dhe akomodimi në hotel.
Pas akomodimit në shoqërinë e guidës vizitojmë Tregun e Pëlhurave, Koza Han, Xhamia Jeshile, Xhamia e Madhe etj.
Vazhdimi i ditës për shopping në qëndrat tregtare të Bursës.
Mbrëmja e lire
DAY 5
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt Shqipërisë duke udhëtuar nga segmenti Bursa – Sofie – Shkup.
Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushime.
Mberritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.